Mali i Zi e mbështet Maqedoninë në proceset integruese

Published on 18-09-2017

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Artan Grubi, realizoi sot takim me ministrin e Çështjeve Evropiane dhe shefin e ekipit negociues për anëtarësim të Malit të Zi në BE, Aleksandar Andrija Pejoviq.

Në takim, siç qëndron në kumtesën e komisionit të Kuvendit, Grubi, Pejoviqit ia uroi pranimin e Malit të Zi në NATO, me ç’rast e theksoi përkushtimin e vendit në proceset integruese, për çka ekziston përcaktim mbipartiak dhe politik.

Në këtë drejtim, Grubi ka informuar për ngjarjet e fundit në vend, për marrëveshjen e nënshkruar paradokohe për marrëdhënie të mira fqinjësore me Bullgarinë, për detyrat e realizuara në kornizat e Planit Reformues të Qeverisë, zbatimin e pjesës normative të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, përpjekjet për zgjidhjen e kontestit me emrin, si dhe për aktivitetet për realizimin e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike lokale, që duhet të mbahen më 15 tetor.

Grubi, shtohet më tej në kumtesë, duke informuar për punën dhe kompetencat e Komisionit për Çështje Evropiane, theksoi se përpiqet që të gjitha vendimet Komisioni t’i miratojë me konsensus.

Ministri Pejoviq, në takim e ka theksuar mbështetjen e Malit të Zi për proceset integruese të Maqedonisë, me ç’rast ka  shprehur gatishmërinë e tij, si shef i ekipit negociues për anëtarësim të Malit të Zi në BE, t’i ndajë përvojat dhe praktikat e dobishme, kur Maqedonia do t’i fillojë negociatat për anëtarësim në BE.

Enjoyed this video?
grubi-213
"No Thanks. Please Close This Box!"