Mali i Zi ua ndalon hyrjen 149 shtetasve rusë dhe ukrainas

Published on 01-06-2017

mali-i-zi

Zëvendës kryeministrirus, Dmitry Rogozin, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Nikolai Patrushev dhe Presidenti i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov janë në listën e personave të cilëve u është ndaluar hyrja në Malin e Zi, shkruan gazeta malazeze “Pobjeda”, transmeton Gazeta InfoPress.

Në listë janë edhe Zëvendësekretari i Përgjithshëm i Rusisë, Sergei Zheleznjak, si dhe pronari i Televizionit “Caringrad”,  Constantine Malofejev.

Në listën e padëshirueshme, e formuar në përputhje me vendimin e Këshillit Evropian, ka një total prej 149 shtetasve rusë dhe ukrainas që kanë marrë pjesë ose kanë mbështetur, siç thuhet: “agresionin kundër Ukrainës dhe aneksimin e  dhunshëm të Krimesë”.

Vendimi i Qeverisë së Malit të Zi theksoi se personat të cilët janë “përgjegjës për politikat aktive që minojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës do t’iu kufizohet hyrja në territorin e Malit të Zi, si dhe do të bëhet asgjësimi i aseteve dhe burimeve”.

Enjoyed this video?
mali-i-zi
"No Thanks. Please Close This Box!"