Man. City sfidon Barçën për Julian Weigl

Published on 28-12-2016
 40

Duket se do të jetë Manchester City rivali kryesor i Barcelonës për Julian Weigl. Klubi Katalanas prej kohësh interesohet për talentin e ri te Borussia Dortmund, i cili vetëm pak kohë më parë rinovoi kontratën deri në vitin 2021.

Megjithatë sipas raportimeve të mediave angleze, edhe Guardiola dëshiron ta ketë 21-vjeçarin në skuadër, duke qenë se cilësitë e tij pëlqehen nga trajneri katalanas. Barcelona nuk do ta ketë aspak të lehtë për mesfushorin gjerman, pasi dihet që për një klub si City paratë nuk janë asnjëherë problem.

Enjoyed this video?
40
"No Thanks. Please Close This Box!"