Maqedoni, gjashtë persona të lënduar në një aksident rrugor

Published on 10-09-2017

Tre fëmijë dhe tre të rritur janë lënduar nga një aksident që ndodhi dje në rrugën magjistrale Shtip-Veles, afër fshatit Tre Çeshmet, njofton policia.

Fëmijë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas kontrollit mjekësor janë lëshuar në kurim shtëpiak. Dy nga tre të rriturit të lënduar janë ndalur në qendrën mjekësore të Shtipit kurse njëri për shkak të lëndimeve të rënda është transportuar në klinikën e Shkupit.

Të gjithë të lënduarit kanë qenë në një makinë të tipit “Ford Fokus” me tabela të regjistrimit të Shtipit, kurse janë aksidentuar me një makinë me regjistrim të Svetinikoles, e drejtuar nga një banorë i Cërnilishtës së Poshtme.

Policia po kryen hetimin në vendin e ngjarjes në Shtip.

Enjoyed this video?
108377531-480x302
"No Thanks. Please Close This Box!"