Maqedonia, e treta në botë për duhanpirje

Published on 22-07-2017

“Pirja e duhanit seriozisht e dëmton shëndetin e qytetarëve”, këtë vazhdimisht e apelojnë ekspertët. Por, pavarësisht kësaj, përqindja e personave që pinë duhan në Maqedoni është e lartë. Analizat botërore tregojnë se mbi 46% e meshkujve në Maqedoni e përdorin duhanin, ndërsa përqindja e femrave arrin në 26.8%, që është mbi mesataren e vendeve me bruto prodhim vendor të mesëm.

Maqedonia gjendet në vendin e tretë në botë sipas numrit të cigareve të konsumuara për kokë banori, ndërsa numri i duhanpirësve vazhdimisht po rritet.

Këto analiza bëhen pas iniciativës së partisë në pushtet, LSDM, për ndryshime ligjore të Ligjit për mbrojtje nga duhani. Nga LSDM kanë sqaruar se nuk bëhet fjalë për shtrirje më të gjerë të konsumimit të duhani në vende publike, por ligji do të precizohet në atë mënyrë që të pengohen kontrollet selektive nga ana e Inspektoratit. Ndryshimet në ligjin aktual u japin mundësinë pronarëve për të caktuar një dhomë të veçantë për duhanpirësit dhe të gjitha pjesët e tjera të lokalit të vendosin etiketa që tregojnë në mënyrë të qartë ndalimin e pirjes së duhanit. “Në ndërtesat ku mysafirët janë të vendosur, mund të përcaktohen dhoma për duhanpirësit, po më së shumti deri në 30% të kapacitetit total të objektit”,- thuhet në propozimin për ndryshimin e Nenit 3.

Qytetarët e anketuar nga TVM2 të pyetur se a ju pengon ndalesa e pirjes së duhanit për objektet e mbyllura, vlerësojnë se duhet respektuar ligji për mospirje të duhanit nëpër ambientet e mbyllura si nëpër kafiteri, restorante etj.

“Kisha thënë se nëpër objekte nuk duhet të pihet duhani, pa marrë parasysh ose në shtëpi, në qytet apo ku do që të jetë. Nuk më pengon të dal jashtë, unë edhe në shtëpi kur pi cigare dal jashtë”,- tha një qytetar.

“Duhet të respektohet ligji. Po, pimë nëpër vende ku nuk pihet duhani, por duhet të respektohet ai ligj”,- u shpreh një qytetar.

“Duhet të respektohet, por duhet të respektohen edhe bizneset e atyre që punojnë, sepse çmimi i kafes në shtëpi kushton 10 cent, në kafe e paguan 1 euro, e ai që del në kafe do me pi me qejf, do me pi me duhan, kështu që duhet të respektohen të dyja palët”,- theksoi një qytetar.

Në Maqedoni mesatarisht të dyja gjinitë konsumojnë rreth 2700 cigare në vit. Cigarja është më e konsumuar në Bjellorusi dhe Liban.

Enjoyed this video?
duhani-780x439-696x392
"No Thanks. Please Close This Box!"