Maqedonia në vendin e tretë në rajon për përdorimin e interneti

Published on 17-04-2017

maqedonia-ne-vendin-e-trete-ne-r

Shtetet e Ballkanit Perëndimor lider në përdorimin e internetit. Kryeson Kosova, e dyta është Kroacia ndërsa në vendin e tretë Maqedonia. Enver Beqiri i cili ka pasur për objekt studimi këtë fenomen, thotë se përdorimi i tepërt i internetit lë pasoja negative tek popullata.

 Sipas studimeve të entit statistikot botëror, Maqedonia është ndër vendet ku përdoret interneti në masë të madhe apo afër 67 për qind ku mund të përmendin se i tejkalon edhe disa anëtare të Evropës siç është Greqia, Bullgaria apo Rumunia. Studimi ka të bëjë më tepër me efektet që rezultojnë në përdorimin e tepërt të internetit siç është varshmëria nga interneti, efektet negative në të folur në imagjinatë në socializim pra gjithnjë duke i referuar përdorimit të tepërt – tha profesori Enver Beqiri.

Sociologët thonë se pasojat negative nga përdorimi i tepërt i internetit mund të vërehen tek fëmijët.

Barra kryesore bie mbi prindërit që ua blejnë fëmijëve këto smartfonë prandaj njëkohësisht duhet ti kontrollojnë ti monitorojnë se çfarë kontrollojnë cilat programe gjenerojnë derisa janë përballë ekraneve celularëve apo internetit të kenë parasysh edhe limitin e kohës ambientet në të cilat i përdorin sa performojnë me fotografi e kështu me radhë –deklaroi Ardita Abduli, sociologe.

Disa nga shkollat fillore dhe të mesme në vend kanë bllokuar rrjetin me qëllim që nxënësit të mos kenë qasje në internet. Abdylmexhit Shaqiri, që ligjëron informatikën thotë se gjatë mësimit nxënësit kontrollohen, por ai thotë se celularët janë ata që s’mund t’i ndalojnë.

 Këtu në shkollë janë të mbrojtur drejtë për drejtë nga sistemi i qasjes në internet nga arsimtarët që ligjerojnë po ashtu dhe është bllokuar sistemi nga qasja jo-adekuate për nxënësit – tha profesori Abdylmexhit Shaqiri.

Sipas EuroStat-it, përdoruesit më të mëdhenj të Ballkanit Perëndimor janë pikërisht kosovarët, shtet ky që me përdorim ua kalon edhe disa shteteve evropiane siç është Sllovenia, Kroacia apo shtetet tjera, ndërsa në Evropë, me përdorimin e internetit, kryesojnë shtetet skandinave./Bashkim Sulejmani-Alsat-M/

Enjoyed this video?
maqedonia-ne-vendin-e-trete-ne-r
"No Thanks. Please Close This Box!"