Marina e Luana braktisin TCH, të dyja drejt televizioneve të tjera?

Published on 19-07-2017

Me sa duket, rrugëtimit të motrave Vjollca në Top Channel po i vjen fundi. Është vënë re se të dyja, si Marina edhe Luana nuk janë parë në televizion këto kohët e fundit dhe kanë marrë pushimet. Ato janë duke lëvizur nga njëri vend në tjetrin, por me sa duket, gjërat në aspektin e punës nuk janë në top formë.
Siç mund ta keni vënë re edhe ju, Marina u shfaq edhe sezonin e kaluar në programin “Procesi Sportiv”, por burime pranë Blitz.al bëjnë me dije se Marina ka vendosur të largohet sepse dëshiron të ketë një program të sajin pa qenë bashkë-prezantuese me dikë tjetër siç ka ndodhur deri më tani.
Mësohet se nëse në TCH vajzës nuk i jepet mundësia të ketë një emision të sajin, do të largohet menjëherë për në televizione të tjera, pasi ofertat për bashkëpunim nuk i kanë munguar.

Nga ana tjetër kujtojmë se “Pa Limit”, rubrika e drejtuar nga Luana gjithashtu u mbyll pak kohë më parë. Mos vallë është kjo një hakmarrje e motrave, imazhe të krijuara nga TCH, ndaj vetë televizionit ku u rritën?

1-34

4-27

5-17

7-7

Enjoyed this video?
Marine - Luana
"No Thanks. Please Close This Box!"