Mark Zuckerberg diplomon sot nga Harvardi

Published on 25-05-2017

Mark Zuckerberg do të mbajë një fjalim sot në Harvard, në universitetin të cilin ai e braktisi 12 vjet më parë për t’u fokusuar në Facebook.

Zuckerberg, 33 vjeç, i bashkohet një tjetër njeriu të famshëm që e la Harvardin, Bill Gates, i cili mbajti fjalim para diplomimit të tij rreth një dekadë më parë.

Steve Jobs, i cili e kishte braktisur Kolegjin Reed në Oregon, kishte dhënë gjithashtu një fjalim nderi më 2005, transmeton Gazeta Epress.

Zuckerberg nisi Facebook-un në dhomën e tij të konviktit në Harvard më 2004. Ai takoi atje gjithashtu edhe gruan e tij Priscilla Chan.

Ngjarja do të transmetohet live sot pasdite në uebfaqen e Harvardit dhe në faqen zyrtare të Mark Zuckerberg në Facebook.

Pas dhënies së fjalimit, Zuckerbergut do t’i jepet diploma e Harvardit.

Enjoyed this video?
800_1495701342-9501579
"No Thanks. Please Close This Box!"