Marrëveshja me Bullgarinë në Parlament zyrtarisht pas përfundimit të zgjedhjeve

Published on 08-11-2017

As Qeveria se ka dërozur marrëveshjen me Bullgarinë në Parlament, por as nga VMRO-DPMNE deri më tani nuk kanë dorëzuar iniciativë për referendum, që kishin paralajmruar më herët. Në Bullgari, Qeveria vetëm se e ka dorëzuar para deputetëve që pritet që këto ditë ta ratifikojnë.

Marrëveshja për fqinjësi të mirë, dhe bashkëpunim ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë, Qeveria ende se ka dorëzuar në parlamentin maqedonas për arsye të pauzës që e bëri në parlament për shkak të zgjedhjeve, theksojnë nga Qeveria.

Deri tek parlamenti maqedonas, sipas informatave nga parlamenti, ska arritur asnjë iniciativë për referendum për marrëveshjen, që opozita VMRO-DPMNE e paralajmroi muajin e kaluar.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë, gjegjësishtë Ministria për Punë të Jashtme, do ta dorëzon marrëveshjen menjëherë pasi do të përfundojnë zgjedhjet. Pastaj mbetet që Parlamenti i Republikës së Maqedonisë që këtë marrëveshje ta vendos në kalendarin e punës për deputetët dhe të fillon procedura për ratifikimin e tij”, thonë nga shërbimi për informim i Qeverisë.

Pas dy rretheve zgjedhore të Zgjedhjeve Lokale këtë javë do të votohet edhe në një njësi zgjedhore në Çair, ku pastaj nëse ska ankesa, zgjedhjet tërësishtë do të përfundojnë, dhe sipas paralajmrimit të Qeverisë, marrëveshja do të duhej të arrinte deri tek deputetët.

Në ndërkohë, edhe pse VMRO-DPMNE para njëzet ditëve potencoi se Komiteti Ekzekutiv ka vendosur që të dorëzon tek Parlamenti propozim për organizim të Referendumit për qytetarët të sqarohen për marrëveshjen, sipas informatave nga parlamenti, ata ende skanë paraqitur iniciativë.

Atëherë nga partia theksuan se kërkojnë që populli të miraton marrëveshjen para se parlamenti ta ratifikon, që nënkupton se do kërkonin referendum, por disa deputetë nga VMRO-DPMNE sot nuk u përgjigjën në pyetjen e Radio Evropës së Lirë që kur planifikojnë të dorëzojnë iniciativë deri tek Parlamenti.

Kjo do të sillte që e tërë procedura e ratifikimit të vonohet.

Sipas ligjit për referendum, prej kur grupi parlamentar do ta dorëzon propozimin në Parlament, dhe Parlamenti është i detyruar që 30 ditë pas dorëzimit të sjellë vendim.Kjo sjellet me shumicë të numrit të përgjithshëm të Parlamentit, që domethënë se për të sjellë referendum duhet 61 vota.Nëse ndodh që të kalon ideja pastaj publikohet edhe në Gazetën Zyrtare, kurse nga dita e publikimit deri tek mbajtja nuk mund të kalojnë më pak se 60 ditë, e as më shumë se 90 ditë.

Qeveria e Bullgarisë, prej kur theksoi mbështetje për marrëveshjen, e dorëzoi deri tek parlamenti popullor ku pritet që ditëve të ardhshme të mbështetet edhe nga deputetët.Kurse Marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë me vite flitej edhe nga qeveria e kaluar e VMRO-DPMNE-së.E nënshkruan kryeministrat e të dyja vendeve Zoran Zaev dhe Bojko Borisov në 1 Gusht të këtij viti, duke e vlerësuar si marrëveshje për të ardhmen, kurse akti ishte përshëndetur edhe nga bashkësia ndërkombëtare.Para nënshkrimit, në Korrik marrëveshja ishte prezantuar para Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit./REL

Enjoyed this video?
A3C793CA-56F5-48C7-B3CE-04A3DEBDBFCF_w1023_r1_s
"No Thanks. Please Close This Box!"