Marrëveshja VMRO, BDI dhe LSDM për rastin “Monstra”!?

Published on 02-07-2017

Kryeministri i ri Zoran Zaev në disa rast kishte thënë se nga bisedat që ka dëgjuar nga materialet e siguruara e vërteta lidhur me rastin ‘Monstra’, është ndryshe nga ajo që është paraqitur në opinion, duke aluduar se vrasësit e vërtetë të maqedonasve janë persona krejt të tjerë.

Megjithatë, pas këtyre deklaratave e vërteta nuk është zbardhur asnjëherë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Familjarët e maqedonasve të vrarë mendojnë se ekziston një marrëveshje mes partive politike, për të mos dal kurrë e vërteta në shesh.

“Mendoj se bën marrëveshje VMRO-ja, BDI-ja dhe LSDM-ja që të mos publikojnë asgjë. Ne ndjehemi të mashtruar. Nuk kemi më asnjë shpresë edhe tek Katica Janeva (Prokurorja Speciale) pasi ajo na premtoi se do të jetë rasti i parë që do ta shqyrtojë por deri më tani këtë nuk e ka bërë. Pra, ende nuk ka asgjë nga drejtësia që na u premtua për zbardhjen e vrasjes së fëmijëve tanë”, thotë Goran Nakevski një nga familjarët e maqedonasve të vrarë.

Bedri Ajdari nga këshilli i familjarëve të dënuar thotë se shqiptarët dhe maqedonasit e zonës asnjëherë nuk kanë pasur ndonjë konflikt mes veti, por se kanë jetuar në fqinjësi të mirë. Ai beson se bëhet fjalë për një rast tragjik të montuar me qëllim e vetëm nxitjen e tensioneve për synime të caktuara. Ai bën thirrje që ankesat e tyre sa më parë të shqyrtohet nga instancat e larta gjyqësore.

“Definitivisht çdo gjë e ka humbur logjikën. Deri tani kemi mbajtur shpresën se Prokuroria Speciale sa më parë do të merret me rastet më të rënda, por kjo nuk ndodhi”, thotë Bedri Hajdari, kryetar i këshillit të familjeve të rastit “Monstra”.

“Ne do të vazhdojmë betejën, kurdo qoftë, një ditë, qoftë pozitivisht apo negativisht do të marrim një përgjigje. Besojmë se Maqedonia nuk është fundi i botës, pasi ka edhe vende tjera ku ne do të kërkojmë drejtësinë”, thekson Bedri Hajdari.

Nga Prokuroria Speciale, të mërkurën thanë se për këtë rast nuk kanë nisur hetime, meqë institucionet tjera përkatëse nuk i janë përgjigjur thirrjeve të saj që ky rast të kalojë në kompetencë të Speciales. Por, nga Prokuroria Themelore e Shkupit kanë thënë se Prokuroria Speciale asnjëherë nuk ka paraqitur një kërkesë të tillë. Të njëjtën e kanë thënë edhe nga Këshilli i Prokurorëve të Maqedonisë.

Pakënaqësi ndaj punës së Prokurorisë Speciale kanë shprehur edhe ekspertët e çështjeve juridike. Ata dyshojnë që ky institucion ka vepruar në mënyrë selektive, jo vetëm për rastin “Monstra”, por edhe ndaj zyrtarëve të BDI-së, të cilat janë kursyer nga hetimet apo akuzat, përveç dy personave nga rreth 100 sa janë përballur me padi penale.

Enjoyed this video?
monstra-696x411
"No Thanks. Please Close This Box!"