Matoshi tregon pse i beson Ramush Haradinajt

Published on 23-05-2017

Politika është besim dhe këtë besim, thotë gazetari Halil Matoshi, ia ka dhënë AAK’së dhe liderit Ramush Haradinaj.

Qëndrimi i Haradinajt ndaj drejtësisë ka bërë që Matoshit t’i rritet besimi ndaj liderit të AAK’së.

Matoshi, sot numri 44 i listës së kandidatëve për deputetë në radhët e AAK’së në Rubikon të KTV’së theksoi se sheh tek Aleanca një gatishmëri për evoluim.

Krejt kjo sipas Matoshit erdhi nga bashkëbisedimi me kolegun Muharrem Nitaj, i cili i kërkoi që të bashkoheshin për të ndihmuar Aleancën.

“Më ka thënë që do te ishte mirë të bashkohemi për me ndihmu Aleancën dhe z. Haradinaj për me ndërtu një koncept politik i cili na çliron prej një të kaluare goxha të rëndë”, ka thënë ai.

Haradinaj është kandidat për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-NISMA në zgjedhjet e 11 qershorit.

Mirëpo, i pyetur nëse do të kthehej pas po ta dinte se lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj do të bënte një bllok politik me PDK’në, ai thotë se në histori nuk ka “çka nëse”.

“Në histori nuk ekziston çka nëse apo çka sikur sepse ai është fakt i kryer dhe unë nuk dua të kthehem prapa për asnjë minutë dhe nuk dua të vajtoj”, theksoi Matoshi.

Matoshi për Rubikon të KTV’së thotë se ka qenë i vetëdijshëm se të veshësh uniformën e politikës nuk të ofron lirinë e shprehjes pa disa korniza.

“Unë po besoj që Haradinaj aq shumë është sprovuar dhe sfiduar saqë e di se çka duhet hequr nga politika kosovare”, ka thënë Matoshi.

Enjoyed this video?
6halilmatoshi
"No Thanks. Please Close This Box!"