Mattia De Sciglio dridh Milanin

Published on 03-07-2017

Milan mund të mbetet pa Mattia De Sciglion këtë verë. Ai mund të transferohet në Juventus

Skuadra e Milanit ka bërë gjatë përforcime gjatë kësaj vere, por mund të tronditet me largimin e një ylli.

Fjala është për mbrojtësin, Mattia De Sciglion. Menaxheri Giovanni Branchini nuk e ka përjashtuar mundësin që mbrojtësi i Milanit të transferohet në Juventus.

“Në këtë moment, kjo varet nga Juventusi apo nga skuadra të tjera që mund të afrohen me lojtarin”, tha Giovanni Branchini për TMW Radio.

“Ne kemi një situatë shumë të qartë me Milanin dhe raporti është absolutisht mirë. Ne do të shohim se do të shkoj afati kalimtar”, ka theksuar ai.

De Sciglion ka kontratë me Milanin deri në verën e vitit 2018. Kështu, Rossonerët duhet ta shesin këtë verë lojtarin nëse duan të fitojnë para, pasi nga janari lojtari mund të largohet pa para. /Express/

Enjoyed this video?
mattia-de-sciglion_1499068516-4325294
"No Thanks. Please Close This Box!"