Mbi 11 mijë nxënës janë regjistruar në shkollat e mesme të Maqedonisë

Published on 30-06-2017

Në afatin e parë të regjistrimit të nxënësve në shkollat e mesme në Maqedoni, gjithsej 11.205 nxënës janë regjistruar, nga 17.179 të paraqitur, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga nxënësit e regjistruar, 8590 janë nxënës që do të mësojnë në gjuhën maqedonase, kurse 2440 janë nxënës që do të mësojnë në gjuhën shqipe; 99 nxënës do të mësojnë në gjuhën turke, si edhe 76 do ta përsëritin klasën.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se ka edhe 16.118 vende të lira në gjuhën maqedonase, 7455 vende të lira në gjuhën shqipe, 819 vende të lira në gjuhën turke, 34 vende të lira në gjuhën serbe, si edhe 103 vende tëlira për ata që e përsëritin klasën.

Në akademinë e sportit për shkolla të mesme janë regjistruar 204 nxënës, nga të cilët, 116 përt futboll, 58 për hendboll, 25 për basketboll dhe pesë për tenis.

Në vitin shkollor 2016/2017, shkollim nëntëvjeçarë kanë kryer 20712 nxënës.

Enjoyed this video?
Nxenes-ne-GV-shkollat-e-mesme-780x439
"No Thanks. Please Close This Box!"