Mbledhje e Komitetit për Menaxhim me Kriza, u diskutua për situatën në Tetovë

Published on 06-06-2017

Mbrëmë është mbajtur mbledhja e Komitetit drejtues për bashkërendimin dhe menaxhimin me sistemin e menaxhimit me kriza.

Në këtë mbledhje është diskutuar për situatën në terren pas të reshurave të dendura të shiut që kanë shkaktuar përmbytje në rajonin e Tetovës, si edhe për masat që duhet ndërmarrë për tejkalimin e kësaj gjendje.

Sipas AIM-së, seanca është udhëhequr nga ministri i MPB-së, Oliver Spasovski, ndërkaq është vendosur që Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, në bashkëpunim me komunën e Tetovës dhe shtabin rajonal për menaxhim me kriza, të ndërmarrin masa të menjëhershme për sanimin dhe pastrimin e terrenit të përfshirë nga përmbytjet.

Në këtë aksion kërkohet përfshirja edhe e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve. Gjithashtu, komuna e Tetovës duhet që të kërkojë ndihmë nga komunat afër që të vihet në shërbim mekanizmi për pastrimin e terrenit të përfshirë nga përmbytjet për të normalizuar situatën.

Enjoyed this video?
Komiteti-i-krizave-780x439
"No Thanks. Please Close This Box!"