McCain i kërkon prova Trumpit për “përgjimin” nga Obama

Published on 13-03-2017

afp-3-780x439-768x432

Senatori republikan i Shteteve të Bashkuara, John McCain, i bëri thirrje presidentit Donald Trump të japë prova mbi pretendimet se paraardhësi i tij, Barack Obama, e ka përgjuar atë gjatë fushatës presidenciale më 2016.

“Mendoj se presidenti i ka dy zgjedhje: ose të tërheqë akuzën, ose të japë informacionet që i meriton populli amerikan, sepse, nëse presidenti Obama ka shkelur ligjin, kemi të bëjmë me një çështje serioze”, tha McCain, kritik i shpeshtë i Trumpit, në një intervistë për televizionin CNN.

Trump e bëri akuzën në një postim në Twitter më 4 mars, ndërsa Obama, përmes zëdhënësit, e hodhi poshtë, raaporton Rel.

Me ligjin amerikan, presidentët nuk mund të urdhërojnë përgjime. Qeveria federale mund t’i kërkojë gjykatës të autorizojë përgjimet, por duhet të ketë justifikim.

Enjoyed this video?
afp-3-780x439-768x432
"No Thanks. Please Close This Box!"