Me paratë që për një muaj shpenzon një deputetët, mund të blihet një automobil i përdorur

Published on 09-08-2017

Deputetët pa pagesë mund të udhëtojnë me tren dhe autobus, por një gjë e tillë nuk ju bie ndërmend. Duket se atyre më shumë ju konvenon të shkojnë në punë me automobil privat dhe të paguajnë me mijëra euro. Shumat e larta të cilat të zgjedhurit e popullit i paguajnë për harxhimet rrugore përsëri e shqetësojnë opinionin, shkruan REL, njofton Portalb.mk.

Televizioni 24 publikoi se në tre muajt e parë, deputetët që nuk jetojnë në Shkup kanë paguar 74 mijë euro për harxhime rrugore. Nëntë deputet edhe nga VMRO-DPMNE-ja edhe nga LSDM-ja për këto tre muaj kanë marrë nga 2.500 -3.000 euro për harxhime rrugore, ndërsa vetëm në prill kanë paguar mbi 100 mijë denarë.

Sipas ligjit, deputetët që nuk janë nga Shkupi për harxhimet rrugore u kompensohet shumë në lartësi të çmimit prej tre litrave karburant për çdo 10-të kilometër të kaluar. Për shembull, nëse deri te vendi i punës dhe pas kthimin deputeti kalon 300 kilometra, për harxhime rrugore do të merr para me vlerë prej 90-të litra karburant që e harxhon automobili i tij, që i bie rreth 90 euro. Duke pasur parasysh atë se për çdo muaj ka rreth 25 ditë pune, deputetët mund të marrin para rreth 2.500 euro vetëm për harxhimet rrugore, përveç rrogës, sa për të blerë një automjet të përdorur.

Ish kryetari i Kuvendit, Tito Petkovski, tha se problem më i madh janë keqpërdorimet e harxhimeve rrugore, gjegjësisht se një pjesë e deputetëve aspak nuk udhëtojnë, por vetëm marrin llogari nga taksat që të mund t’i paguajnë harxhimet rrugore. Ai theksoi se në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar deputetët kanë marrë banesa zyrtare por është bërë problem kur një pjesë e tyre nuk kanë dashur që t’i lëshojnë banesat pas mbarimit të mandatit. Megjithatë, konsideron se kjo tani mund të funksionojë.

“Mendoj se jemi pak më shumë të civilizuar dhe të pjekur për tani që në këto kushte ndonjë deputet nga inati të mos dëshirojë ta lëshojë banesën, me forcë do të largohet. Si do të mësohemi në rend nëse nuk e respektojmë ligjin”, tha Petkovski.

Profesori Temellko Risteski ka thënë se janë të nevojshme ndryshimet ligjore, por më shumë duhet të punohen në ndërgjegjen e funksionarëve shtetëror.

“Nëse nuk ka moral, nëse nuk ka kontroll të brendshëm, nëse nuk ka vetëkontroll, ligji nuk mund të jetë i përkryer, por përsëri do të këmbëngulet që të anashkalohet ai ligj”, ka thënë Risteski.

Shumica qeverisëse propozon disa alternativa për zëvendësimin e harxhimeve rrugore. Njëra është rregulltava më e mirë e mënyrës së tanishme të pagesës së harxhimeve rrugore që të mos ketë keqpërdorime, e dyta është shfrytëzimi i banesave shtetërore, e treta është banesë me qira dhe e katërta akomodim në hotel. Opozita i shqyrton propozimet.

Enjoyed this video?
Kuvendi-i-Maqedonise-5-780x439
"No Thanks. Please Close This Box!"