Me PDSH-në në pushtet, Maqedonia ndërron Kushtetutën dhe himnin

Published on 09-12-2016

4

Nëse Partia Demokratike Shqiptare fiton zgjedhjet e 11 dhjetorit dhe vjen në pushtet, atëherë Maqedonia duhet ta ndërrojë himnin aktual, dhe po ashtu Kushtetutën në favor të shqiptarëve.

Madje, Menduh Thaçi, duke folur në Zona e Debatit në Klan Kosova ka deklaruar, po ashtu se ai si zëvendëskryeministër do të mundësojë edhe që shqiptarët të kenë të drejtën e vetos për disa çështje jetike.

“Fillimisht do të mundohem të krijojë një konsensus të plotë tek shqiptarët për programin tonë që tani po e quajmë edhe Platforma Kombëtare, po ashtu do të bisedojë me Ali Ahmetin si humbës i zgjedhjeve, për të pasur një pozicion korrekt”.

“Parakushti im është që ne të merremi vesh kur Parlamenti do të mbajë seancë për ndërrimin e emrit. Dhe nëse nuk ka gatishmëri nuk do të ketë koalicion dhe qeverisje. Unë nuk mund të shndërrohem në atë që është shndërruar Ali Ahmeti”.

“Nëse kjo nuk ndodh do të ndodhë kriza politike, kjo do të vazhdojë me krizë etnike, dhe më pas bashkësia ndërkombëtare ndërhynë dhe ky është sukses i PDSH-së dhe suksesi i dytë është pëlqimi i programit të PDSH-së nga ndërkombëtarët dhe formimi i qeverisë pas kësaj ndërhyrje”.

Më pas zëvendëskryeministri i Maqedonisë do të jetë shqiptar etnik. Maqedonia do të duhet ta ndërrojë himnin, sepse unë nuk betohem në këtë parlament me këtë himn. Kjo, si simbolikë që gjithçka ndryshojë”.

“Do të falen të gjitha borxhet publike që i kanë shqiptarë ndaj shtetit dhe për këtë e kemi bindur bashkësinë ndërkombëtare. Sepse maqedonasit kanë privatizuar në fillim gjithçka dhe milionat kanë shkuar në oligarkinë maqedonase”.

“Këto kushte vlejnë për të dy palët, por me VMRO-në është gati e pamundur të qeverisim. Logjika është që të kemi një partneritet me opozitën maqedonase – LSDM-në”.

“Po ashtu duhet të ndryshohet edhe Kushtetua pas një viti, ku duhet të shkruhet se 20 për qind e popullit janë shqiptar. Gjithashtu shqiptarët duhet të kenë të drejtën e vetos, por jo përjetësisht. Ne deri tani me këtë politikë jemi vetë zgjatime të partive maqedonase, prandaj na duhet vetoja ndryshe jemi vetëm zgjatime”, ka thënë Thaçi, njofton Klan Kosova.

Ai ka kritikuar rëndë edhe udhëheqësin e Bashkimit Demokratike për Integrim, Ali Ahmetin.

“Derisa Ahmeti ka fle gjumë, Gruevski e ka transformuar hartën demografike, siç bënte Millosheviqi në Kosovë e Bosnje. Prandaj në platformën tonë do të ketë edhe rividim, ndarje të re territoriale”.

“Ali Ahmeti ecë nëpër mjegull, ai nuk flet për realitetin. Ai e ka sjellë situatën, që po deshën maqedonasit të gjitha komunat na i fitojnë ata, përveç Tetovës e Gostivarit”.

“Ali Ahmeti ka qenë në delirin e folklorit, Gruevskki e ka bërë çështjen shqiptare të pariparueshme dhe kjo ndërpritet vetëm me urgjencë; kjo urgjencë bëhet me planin e partisë demokratike Shqiptare”, ka thënë Thaçi.

Enjoyed this video?
4
"No Thanks. Please Close This Box!"