Mehmedi:Me Torinon nuk kam marrëveshje

Published on 06-07-2017

Mehmedi

Admir Mehmedi, sulmuesi i Bayer Leverkusen, nuk ka marrëveshje me Torinon
Sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi ka mohuar raportimet e mediave se ka arritur marrëveshje me Torinon.

Anëtari i përfaqësues së Zvicrës, ka nisur përgatitjet për sezonin e ri me Bayer Leverkusen duke demantuar kalimin në Serie A.

“Me Torinos nuk kam marrëveshje. Po të kisha marrëveshje nuk do të isha në stërvitje me Leverkusenin”, ka deklaruar Mehmedi për shz.de, përcjell Express.

Përveç Torinos, është raportuar se Mehmedi kërkohet edhe nga skuadrat si: Nice, Hamburgu e Wolfsburgu, përcjell Express.

Mehmedi ishte transferuar në Levrkusen në vitin 2015 nga skuadra gjermane, Freiburg. /Express/

Enjoyed this video?
Mehmedi
"No Thanks. Please Close This Box!"