Mehmeti: Shkupi 2014 lindi si rezultat i bashkëpunimt të dy grupeve të budallenjve

Published on 30-03-2017

20170330_115025

Shkrimtari Kim Mehmeti vlerëson se projekti Shkupi 2014 ka lindur si rezultat i bashkëpunimit mes dy grupeve të budallenjve. “U bashkuan budallenjtë e VMRO-së dhe budallenjtë e BDI-së dhe e bënë këtë projekt. Kesi projekte nuk bëjnë njerëzit e mençur”, tha Mehmeti. Ai shtoi se ky projekt përgjithmonë e ka ndarë Maqedoninë. “E vetmja pikë që e bashkonte Maqedoninë ishte Shkupi. Me këtë projekt është ndarë Shkupi dhe Maqedonia kurrë më nuk do të mund të bashkohet”, theksoi Mehmeti.

Keto komente Mehmeti i bëri gjatë debatit të sotèm organizuar nga Organaizata joqeveritare Medium në bashkëpunim me Gazetën Lajm, në kuadër të projektit “Shkupi 2014 në sytë e qytetarëve të saj të pa dëgjuar”, mbështetur nga CIVICA Mobilitas, SDC, Naras dhe QMBM.

Enjoyed this video?
20170330_115025
"No Thanks. Please Close This Box!"