Memedi mbledh aktivistat e RDK-së në iftar të përbashkët, merr pjes edhe ministri i ri (Foto)

Published on 06-06-2017

RDK ka shtruar iftar në Gostivar duke tubuar aktivistët e saj. Kjo është organizuar me iniciativë të kryetarit të kësaj partie, Vesel Memedi dhe degës në Gostivar.

Në këtë iftar ka qenë i pranishëm edhe ministri i ri i Pushtetit Lokal, Suhejl Fazliu.

Kësaj mbledhie nuk i kanë munguar edhe fotot e njëpasnjëshme që Memedi ka bërë me aktivistët partiak.

RDK pritet që të marrë poste zv/ministrash dhe drejtorësh gjatë negociatave për formimin e Qeverisë. Vesel Memedi kryetari i partisë në kuadër të Aleancës për Shqiptarët synon që të marrë disa poste, që janë pjesë e pazarit. Por deri tani nuk jepen detaje nga kjo parti. Megjithatë Memedi, arriti që të marrë një post ministror, edhe ate Ministrinë e Pushtetit Lokal. (INA)

rdkrdk2

18838852_1465382790149285_6887405375193336990_n

Enjoyed this video?
18835797_1465382753482622_3086883998597422840_n
"No Thanks. Please Close This Box!"