Memedi: RDK dhe UNITETI i urrojnë rrugë të mbarë LR-PDSH në emrin e tyre origjinal, por i porosisim që të mos manipulojnë në emër të Aleancës për Shqiptarët

Published on 26-08-2017

Një natë pasi LR-PDSH-ja e Selës u shndërrua në ASH, ka reaguar ashpër lideri i RDK-së, Vesel Memedi duke akuzuar Selën se kanë falsifikuar logon e ASH-së.

Ja çka thonë nga RDK-ja e Vesel Memedit në lidhje me ASH-në e Selës

E vërteta rreth deklaratës të plasuar në media nga LR-PDSH se kinse Kuvendi qëndror i tyre ka vendosur ta ndryshoj emrin nga LR-PDSH në Aleanca për Shqiptarët.

Njëri nga personat e lartë të strukturës së LR-PDSH, Arif Musa, më datë 21.08.2017 dorëzon dokument të përpiluar nga ana e tyre të datës 03.08.2017, të cilin ua përcjellim mediave që të kuptojnë drejtë lojën e LR-PDSH për të përvetësuar logon e Aleancës për Shqiptarët. Në këtë dokument tentohet të falsifikohet se kinse tri subjektet që e përbëjnë Aleancën për Shqiptarët, LR-PDSH, RDK dhe UNITETI, janë dakorduar të mbyllin Aleancën për Shqiptarët, diçka që nuk është aspak e vërtetë. Kjo është një tendencë e qartë për të manipuluar opinionin e gjërë shqiptarë për prishjen e Aleancës për Shqiptarët nga vet LR-PDSH. Me këtë tentim dokument tentohet të dëshmohet para opinionit se kinse kërkesën për mbylljen e Aleancës për Shqiptarët e ka bë RDK dhe UNITETI, që shihet haptazi se ne nuk kemi bë një kërkesë të tillë dhe ne asnjëherë nuk kemi nënshkruar një dokument të tillë. Me këtë lojë, LR-PDSH tenton të shpëtoj fytyrën e vet para shqiptarëve për prishjen e Aleancës për Shqiptarët, dhe përvetësimin e emrit para zgjedhjeve lokale me shpresë se do të manipulon edhe më tutje në emër të Aleancës për Shqiptarët. Ky tentim lojë, dëshmon se LR-PDSH pas prishjes së Aleancës për Shqiptarët ka humbur besimin në vete se mund të arrij ndonjë fitore te elektorati shqiptarë.

RDK dhe UNITETI i urrojnë rrugë të mbarë LR-PDSH në emrin e tyre origjinal, por i porosisim që të mos manipulojnë në emër të Aleancës për Shqiptarët, sepse pas fitores së parë të tri deputetëve në emër të Aleancës për Shqiptarët me kësi lojërash do ju vijnë dështimet e një pas njëshme dhe zhgënjim i madh, sado që të thirren në emër të Aleancës për Shqiptarët, dhe në emër të pjesmarrjes në pushtet.

Enjoyed this video?
unnamed
"No Thanks. Please Close This Box!"