Merkel dëshiron bashkëpunim të ngushtë me Macron

Published on 13-05-2017

Merkel dëshiron bashkëpunim të ngushtë me Macron

Kancelarja gjermane, Angela Merklet ka thënë sot se dëshiron bashkëpunim të ngushtë me presidentin e zgjedhur të Francës, Emmanuel Macron, duke shtuar se dy vendet e tyre do të bëjnë çdo gjë që të formësojnë politikën evropiane.

“Ne do të bëjmë çdo gjë, jo vetëm për të ndihmuar Francën por edhe për të formësuar rrugën evropiane së bashku me Francën”, ka thënë Merkel në qytetin Aachen, që gjendet në kufi me Belgjikën, përcjell Rel.

Macron do të takohet të hënën në Berlin me Merkelin, vetëm një ditë pasi të bëj betimin si president. Biseda pritet që të fokusohet në rëndësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe për rifllimin e projektit evropian.

Enjoyed this video?
Merkel dëshiron bashkëpunim të ngushtë me Macron
"No Thanks. Please Close This Box!"