Merkel: Pas Trump dhe Brexit Evropa duhet të luftojë e vetme

Published on 29-05-2017

Merkel

Evropa nuk mund të “varet plotësisht” nga SHBA-të dhe Britania e Madhe pas zgjedhjes së Presidentit Trump dhe Brexit, thotë kancelarja gjermane Angela Merkel.

Merkel tha se dëshiron marrëdhënie miqësore me të dyja vendet, por edhe me Rusinë dhe se Evropa tani duhet “të luftojë për fatin e vet”.

Ajo përmendi dështimin e arritjes së marrëveshjes për klimën në samitin e G7 të vitit 2015, bisedime këto që Merkel tha se ishin “shumë të vështira”.

Presidenti Trump ka thënë se do të marrë një vendim javën e ardhshme.

“Ka kaluar koha kur mund të mbështetemi tek të tjerët. E kam parë këtë ditëve të fundit”, tha Merkel në një miting elektoral në Mynih, të Gjermaninë jugore.

Damien McGuinness i BBC në Berlin, thotë se komentet janë një shenjë e rritjes së sigurisë në BE.

Marrëdhënia ndërmjet Berlinit dhe presidentit të ri francez, Emmanuel Macron, duhet se është një prioritet, tha Merkel./kp/

Enjoyed this video?
Merkel
"No Thanks. Please Close This Box!"