Mësohet si dhe pse e la Shpat Kasapi Afërdita Dreshajn

Published on 02-07-2017

Për kohë të tëra, është folur e përfolur shumë lidhja e më pas ndarja mes Shpat Kasapit e Afërdita Dreshaj. Disa thoshin se ishte bukuroshja ajo që e la këngëtarin, ndërkaq disa mendonin se ishte e kundërta, shkruan “Kosovarja”.
Si ish missi ashtu edhe këngëtari, nuk preferuan të japin shumë detaje rreth ndarjes, e cila bëri mjaftë bujë mediale, e vazhdon të nxisë edhe më tej kureshtjen e njerëzve. Shpati, që ende zyrtarisht është beqar, më në fund e ka thënë fjalën e vet.
Ai, thotë se nuk është ndjerë asnjëherë keq për ndarjen, pasi ai vendosi që punët të shkojnë ashtu. Pra, sipas Kasapit, ishte ai që e braktisi Afërditën, transmeton “Kosovarja”.
Në pyetjen se a ndihet i mërzitur apo i gëzuar për përfundimin e lidhjes me bukuroshen, ai thotë: “Për sa kohë isha unë ai që e mora vendimin për t’u ndarë, s’mund të jem i lënduar”.
E lënduar nuk është dukur as Afërdita, që me të shpejtë ka përfunduar në krahët e një tjetri, me të cilin është edhe më tej në lidhje.

Enjoyed this video?
a_1498991899-6271524
"No Thanks. Please Close This Box!"