Messi do të paguajë gjobën e tatimit spanjoll, shmang burgun

Published on 23-06-2017

messi_1487761305-4707636

Super ylli i futbollit, Lionel Messi dhe babai i tij kanë rënë dakord të paguajnë gjoba për të shmangur burgun për mashtrime tatimore, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë spanjolle të lajmeve EFE, një prokuror publik në Barcelonë vendosi se Messi do të duhet të paguaj 252.000 euro, në këmbim të dënimit me burg prej 21 muajsh.

Babai i tij, Jorge Messi, nga ana e tij do të paguaj 180.000 euro, në vend të dënimit me burg prej 15 muajsh.

Vitin e kaluar, një gjykatë nga Barcelona kishte shpallur sulmuesin argjentinas dhe të atin e tij fajtor për përdorimin e të ashtuquajturave “parajsa tatimore” për të fshehur fitimet dhe për të mashtruar qeverinë spanjolle me 4.1 milionë euro në tatime për periudhën 2007 – 2009.

Në sistemin spanjoll të drejtësisë, është e zakonshme që gjyqtarët të pezullojnë dënimin me burg për shkelësit e ligjit të cilët për herë të parë përballen me drejtësinë, dhe që dënimi i tyre është më i ulët se dy vjet.

Në vitin 2013, kur filloi hetimi formal, Messi dhe babai i tij u dhanë autoriteteve tatimore spanjolle një pagesë vullnetare prej 5 milionë eurosh si një masë korrigjuese.

Revista Forbes thotë se Messi është sportisti i katërt më i paguar në botë për çka në vitin 2015 ka fituar 73.8 milionë dollar.

Enjoyed this video?
messi_1487761305-4707636
"No Thanks. Please Close This Box!"