Meta i përgjigjet Ramës mbi ftesën për koalicion në zgjedhjet e vitit 2017

Published on 26-12-2016

22

Kreu i Partisë Socialiste Rama gjatë Asamblesë Kombëtare të PS-së deklaroi se do të se do të shkojë në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017 me LSI por socialistët do t’i fitojnë edhe pa Metën.
Sot, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta pasi urio besimtarët e krishterë festën e Krishtlindjes, refuzoi sërish t’i përgjigjej ftesës së Ramës për koalicionin.

 “Uroj gjithë besimtarët të krishterë më shumë paqe harmoni dhe mirëkuptim me njëri-tjetrin. Më shumë vëmendje për ata që janë në gjendje më të vështirë në mënyrë që shoqëria jonë të gëzojë një harmoni dhe peqe shpirtërore. Është një ditë reflektimi edhe në këtë drejtim sidomos për ata që janë më shumë në vështirësi për të qenë më të integruar në shoqërinë tonë”, u shpreh Meta.

Ndërsa pyetjes se nëse ka ndonjë koment mbi ftesën publike që PS-ja iu ka bërë LSI-së për zgjedhjen 2017, ai u shpreh: Unë mendoj se sot është dita e shpresës për të gjithë, i uroj të gjithëve mbarësi dhe solidaritet. /albeu.com/

Enjoyed this video?
22
"No Thanks. Please Close This Box!"