Mianmar – Rreth 3000 mijë musliman janë vrarë nga ushtria vetëm në 3 ditë!

Published on 30-08-2017

Zëdhënsja e Këshillit Evropian nga Rodingya Anita Schug ka thënë në Gjenevë se në 3 ditë sulme në Mianmar ushtria ka vrarë mes 2,000 dhe 3,000 mijë Musliman vetëm në zonën e Arakanit.

Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për të ndaluar masakrën e Muslimanëve në Arakan që ishte bërë nga forcat e armatosura të Qeverisë së Mianmarit dhe ndjekësit Budistë.

Në Mianmar, shumica e popullisisë janë Budistë (56 milion) dhe Muslimanët janë 5% e popullsisë me rreth 2.5 milion.
Sipas të dhënave zyrtare të Kombeve të Bashkuara, Muslimanët e Rohingyas janë miniortiteti më i shtypur në botë.

Sipas të dhënave regjimi diktatorial i Mianmarit ka vrarë më shumë se 30,000 Musliman dhe një shumicë tjetër jeton në kushte ekstreme të rënda.

Kërkohet presion diplomatik

Kryetari i Fondacionit për Siguri dhe Drejtësi, Nourdeen Wildeman tha se ndaj qeverisë së Mianmarit duhet të zbatohen presione diplomatike për shkak të sulmeve kundrejt myslimanëve Rohingya në Arakan, transmeton AA.

Pasi ka tërhequr vëmendjen se ka arritur në përmasa shqetësuese dhe frikësuese dhuna e ushtruar ndaj myslimanëve Rohingya nga qeveria e Mianmarit, Wildeman i cili ka pranuar islamin 10 vite më parë ka thënë se “Është shqetësuese sepse nëse do të vazhdojë kështu mund të shkaktojë edhe një dhunë më të madhe. Për Rohingyat nuk është edhe shumë larg gjenocidi i cili shprehet nga disa institucione. Ndërsa ana frikësuese janë disa nga pamjet të cilat na vijnë për egërsinë që përjetojnë fëmijët, të moshuarit dhe populli. Këto pamje na thyejnë zemrën”.

Enjoyed this video?
mianmar-1
"No Thanks. Please Close This Box!"