Milikije Alimi, kjo është kandidatja e LSDM për Haraçinën (FOTO)

Published on 02-09-2017

Milikije Alimi, një zonjë shqiptare është përzgjedhur si kandidate e LSDM për zgjedhjet lokale
të 15 tetorit. Shpallja e kandidaturës së saj është bërë nga kreu i socialdemokratëve Zoran
Zaev, i cili dje për Kurban Bajramin ishte në Haraçinë, informon INA.
Zaev tha se kjo grua shqiptare është personi më serioz që të jetë kandidat i LSDM-së për këtë
komunë.
“Mendoj që jemi në fund me bisedimet me partnerët e koalicionit të cilët janë standard me ne
në koalicion, por po flasim edhe me parti që nuk janë me ne në koalicion. Unë shpresoj që
fronti i koalicionit do të rritet, dhe jam i bindur se ajo do të ndodhë, në përputhje me
bisedimet që po i bëjmë në bazë të konceptit, programit dhe ardhmërisë së shtetit”, theksoi
Zaev.
Melekije Alimi është kandidatja e parë femër për komunën e Haraçinës. Ajo thotë se kjo është
një përgjegjësi e madhe dhe se shpreson në fitore. .

Enjoyed this video?
Milikie
"No Thanks. Please Close This Box!"