Milloshoski: Është vendosur bombë në shtëpinë e babait tim (Foto)

Published on 14-05-2017

Deputeti i VMRO-së, Antonio Milloshoski, përmes profilit të tij në Facebook ka bërë të ditur se pardje në fshatin Izhishte, rreth orës 22 ekipi i MPB-së për krim-teknikë me sukses kanë arritur të çmontojnë një bombë në derën e prapme të shtëpisë së babait të tij. Ai shrkuan se vendosësit e bombës do të dalin para organeve të drejtësisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Pas zgejdhjeve, nëntoka kriminele-politike e cila inspirohet nga “bombat e mandatarit për Jetë”, filloi të vendosë bomba të vërteta me kërcënim për jetë. Pardje në fshatin Izhishte, rreth orës 22, ekipi i MPB për krim teknikë me sukses çmontoi bombën e vendosur në derën e prapme në shtëpi të babait tim, e vendosur me qëllim që t’i vrasë ose dëmtojë prindërit e mi.  Kërcënimet ndaj babait tim i konsideroj si kërcënim indirekt dhe presion ndaj meje, që lidhen me mendimin dhe aktivitetin tim politik. Por nuk ka tërheqje dhe largim”, shkruan mes tjerash Milloshoski./Telegrafi/

Enjoyed this video?
Milloshoski-ne-TV-Nova-780x439
"No Thanks. Please Close This Box!"