Ministri i BDI-së Nuhiu kthen në detyrë 11 “naçallnikë” të VMRO-së (Video)

Published on 05-02-2017

agim nuhiu

Pas skadimit të mandatit të Oliver Spasovski dhe largimit të tij nga posti i ministrit të brendshëm në përputhje me marrëveshjen e Përzhinës, në këtë ministri janë bërë edhe 11 ndryshime kadrovike, që më parë ishin emëruar nga Spasovski.  Në vend të tyre janë kthyer funksionarët e mëparshëm.  Këtë situatë e konfirmon për televizionin 21 edhe ministri i brendshëm teknik, Agim Nuhiu.

“Gjithçka kthehet në gjendjen e mëparshme dhe personat që kanë qenë të emëruar mbi bazën e kësaj kuote nuk janë më në pozita të njëjta dhe situata është kthyer siç ka qenë para marrëveshjes së Përzhinës”, u shpreh Agim Nuhiu, Ministër I MPB.

Ministri Nuhiu gjithashtu vlerëson se ndryshimet i ka bërë në bazë të vlerësimit të tij dhe ekipit, me detyrë të vetme që MPB, të funksionojë në normalitet, por edhe që të garantohet siguria e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Ish-ministri Spasovski i pyetur nga TV21 nuk komentoi ndryshimet e bëra në MPB. Por, eksperti për çështje të sigurisë, Vladimir Pivovarov i cili ishte ndër këshilltarët e ish-ministrit Spasovski thekson se ministri  Nuhiu në vend të kthimit të drejtorëve të mëparshëm, ka pasur mundësi të formojë ekipin e tij.

Ai thekson se Nuhiu erdhi në detyrën e ministrit në kohën kur hynë në fuqi ndryshimet e ligjit për MPB, përmes të cilave u shkurtohen ministrit kompetenca të rëndësishme, që i kalojnë drejtorëve të Drejtorisë së Sigurimit Publik dhe Drejtorisë së Sigurimit dhe Kundërzbulimit.

“Ligji i ri i sjellë nga VMRO-DPMNE parasheh që kompetencat nga 01 janari 2017-tës të kalojnë tek drejtorët për siguri publike dhe për siguri dhe kundër zbulim. Ministri i ri Nuhiu ka autorizime që janë në formë të mbretëreshës angleze. Dhe të gjitha mekanizmat i janë shkurtuar për shkak se nuk ka të drejtë të organizojë e të punojë plotësisht siç duhet të funksionojë një ministri normale”, u shpreh Vladimir Pivovarov, ekspert për çështje sigurie.

Pivovarov pranon se nuk janë ndryshuar këshilltarët e zgjedhur në procedurë transparente nga ish-ministri Spasovski.

Me marrëveshjen e Përzhinës dhe në bazë të ndryshimeve  të ligjit për Qeveri, Oliver Spasovski si ministër i brendshëm shtesë në kuadër të qeverisë së zgjeruar  shfrytëzoi të drejtën për ndryshim të një pjese të strukturës udhëheqëse,  saktësisht duke emëruar 11 udhëheqës të ri në njësitë organizative në përbërjen e MPB-së, 7 në sektorët për Punë të Brendshme dhe 4 në Ministrinë e Punëve të Brendshme, gjegjësisht në departamente të ndryshme”.

Enjoyed this video?
agim nuhiu
"No Thanks. Please Close This Box!"