Ministri i BDI-së refuzon t’u përgjigjet pyetjeve në lidhje me pastërtinë e tij (Video)

Published on 31-05-2017

Ramiz Merko, kandidat për ministër pa portofol, ish-deputetit dhe ish-kryetarit të komunës së Strugës, në pyetjen e gazetarit të Alsatit se Prokuroria Publike ka ngritur një padi për shpërdorim të mundshëm të detyrës zyrtare në kohën kur ai ka udhëhequr Komunën e Strugës, ai ka refuzuar të përgjigjet dhe është përgjigjur shkurt “kërkoni në Prokurori”, transmeton Gazeta Express.

Edhe në pyetjet e tjera të bëra për pastërtinë e tij në të kaluarën, Merko ka dhënë të njëjtën përgjigje.

Para 1 muaji janë ngritur akuza ndaj ish-kryetarit të Strugës nga Prokuroria. Veprime të mëtutjeshme nuk janë marrë. Merko është propozuar nga BDI për ministër pa resor./Gazeta Express/

Enjoyed this video?
merko-copy-400x280_1496233529-4992363
"No Thanks. Please Close This Box!"