Mjekët privatë kumanovarë kërkojnë ndryshime ligjore për punën e tyre

Published on 10-07-2017

Përfaqësuesit e Shoqatës së mjekëve amë privat nga Kumanova kanë dërguar letër në Ministrinë e Shëndetësisë të cilat janë përfshirë shumë kërkesa dhe propozime për ndryshime në legjislacion, i cili siç thuhet në letër, do të përmirësojë punën e mjekëve privatë, njoftoi sot koordinator i Shoqatës, Fatmir Asani.

Ai thotë se mjekët private nga Kumanova kërkojnë ndryshime të caktuara, në mesin e të cilave edhe të riregjistrimit të pacientëve dhe licencave të mjekëve në emër të institucioneve shëndetësore private, duke shtuar se në këtë mënyrë kursen kohë dhe jepet më shumë mundësi për të edukuar pacientët. Në qoftë se regjistrimi nuk është kryer, sqaron Asani, pacienti nuk do të marrë trajtim, ose në nivel sekondar apo terciar të mbrojtjes shëndetësore.

Mjekët kumanovarë kërkojnë edhe heqjen e gjobave për mjekët, rritjen e kuotave për  përshkrimin e recetave, me të cilat, thonë ata , do tu dilet në ndiohmë pacientëve. Shoqata e mjekëve privat nga Kumanova gjithashtu kërkojnë shfrytëzim të kartelave elektronike dhe sa më shpejtë të nxirren edhe të reja.

Anëtarët e kësaj shoqate presin që nga ministria të merren parasysh këto kërkesa të tyre, pasi janë në dobi të mjekëve dhe në dobi të pacientëve.

Enjoyed this video?
lekari10_1499688429-9557952
"No Thanks. Please Close This Box!"