“Monstra”, Gjykata supreme më në fund cakton seancë

Published on 29-05-2017

Gjykata Supreme, pesë vite pas masakrës në Liqenin e Smilkovcës, për nesër ka caktuar seancë për rastin “Monstra”.

Gjykatësit do të vendosin nëse do t’i pranojnë ankesat e palës mbrojtëse për dënimet me burg për gjashtë personat që janë të dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e pesëfishtë.

Gjykata më e lartë, seancën e ka caktuar pas një viti e tre muaj pasi avokatët e të dënuarve ankimuan vendimet e gjykatave më të ulëta.

Më 12 prill të vitit 2012 në Liqenin e Smilkovcës u vranë katër djem të rinj nga Radishani dhe një peshkatar nga Cresheva. Para tre viteve, Gjykata Penale gjashtë të akuzuarit i dënoi me burg të përjetshëm.

Dy nga të dënuarit, që konsiderohen si kryerës të drejtpërdrejtë, ende janë në Kosovë dhe nuk janë ekstraduar.

Enjoyed this video?
screenshot-7_1496069947-2757943
"No Thanks. Please Close This Box!"