Moti sot në Maqedoni

Published on 26-10-2017

Moti në Maqedoni në mëngjes do të jetë i freskët, gjatë ditës kryesisht me diell dhe më i ngrohtë me erë të dobët veriore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej zero deri në tetë gradë, ndërsa e ditës prej 15 deri në 21 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe me erë të dobët veriore. Temperatura do të lëvizë prej 4 deri në 19 gradë.

Edhe të premten do të mbajë mot i thatë dhe më i ngrohtë gjatë ditës.

Ftohje të re të konsiderueshme, e shoqëruar me erë të përforcuar veriore dhe reshje lokale të shiut do të ketë të shtunën.

Të dielën do të ketë stabilizim kalimtar, ndërsa prej të hënës sërish pritet ftohje me erë të përforcuar dhe reshje të shiut dhe borës në male.

Enjoyed this video?
B3774430CAD8B56BD312BC71523D4B82
"No Thanks. Please Close This Box!"