Moti sot në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri

Published on 07-03-2017

motilajmtv

Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira mesatare dhe periudha kohore me shi, kurse në viset malore reshje të dobëta të borës transmeton LajmTV.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 1 deri 7 gradë, kurse gjatë ditës prej 12 deri 16 gradë Celsius.

Moti sot në Kosovë, e martë 7 mars 2017 parashikohet të jetë kryesisht me vranësira dhe reshje shiu njofton Albeu.

Era do fryj nga Lindja 10 deri 35 km/h.Ndërkohë parashikohet që temperaturat minimale do të lëvizin nga 5-C ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë deri 10-C.

Edhe gjatë ditës së nesërme, moti do të mbetet i paqëndrueshëm duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë dominant por herë pas here do të kemi edhe intervale të shkurta me kthjellime.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe shira në dy ekstremet verior dhe jugor duke lënë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta zonat qendrore të vendit. Parashikohet që në orët e vona të natës të ketë përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë prezent në të gjithë territorin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në orët e mëngjesit por mesdita nuk do të ketë shumë ndryshim të tyre. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi jugperëndimor ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim 2- 3 ballë. njofton Albeu.

 

Enjoyed this video?
motilajmtv
"No Thanks. Please Close This Box!"