MPPS: Spekulime janë informatat se në Maqedoni ndërtohet kamp i refugjatëve

Published on 04-06-2017

Ministria për punë dhe politikë sociale e Maqedonisë i hedh poshtë të gjithë spekulimet që sipas tyre kanë shqetësua banorët e vendit në Demir Kapi, për ndërtimin e kampit të refugjatëve në këtë rajon, njofton Portalb.mk.

“Ministria për punë dhe politikë sociale me shumë përgjegjësi konfirmon që nuk ka tendenca për ndërtim të kampit po është duke u rikonstruuar Qendra e personave që ka për qëllim të strehojë dhe ti mbrojë personat e pambrojtur e cila është në fshatin Ergele dhe këtë e financon Organizata botërore për migrantë. Ky objekt nuk lejon të shpërbëjë për ndonjë gjë tjetër” kumton MPPS.

Ditëve të fundit në mediat pro-VMRO-së u përhapën skenarë dhe shkrime frikësuese që qeveria e re po sjell refugjatët në Maqedoni dhe u ndërton kampe.

Enjoyed this video?
refugjat-sirian-480x320
"No Thanks. Please Close This Box!"