MSH e ul çmimin e vaksinës për haxhinjtë nga Maqedonia

Published on 13-07-2017

Ministria e Shëndetësisë me një njoftim drejtuar Telegrafit në Maqedoni, përcjell deri tek haxhinjtë potencial informacionin se vaksinat për meningokokut do të jenë më të lira për 1400 denarë. Respektivisht nga 2400 denarë që kanë kushtuar tani kushtojnë 1000 denarë!

Kjo është arritur në marrëveshje mes Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit për Shëndet Publik dhe Qendrat për Shëndet Publik nëpër të gjithë Maqedoninë.

”Me iniciativën e Ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari dhe në marrëveshje me Institutin e Shëndetit Publik dhe Qendrat për Shëndet Publik është vendosur që të reduktohet në mënyrë drastike çmimi i vaksinës së meningokokut, nga 2.400 deri në 1.000 denarë. Bëhet fjalë për një çmim dyfish më të ulët të vaksinës për mbrojtje kundër infeksionit të meningokokut, e cila është veçanërisht e rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit të gjithë njerëzve që shkojnë në haxh.” thuhet në njoftimin e dërguar nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni.

Enjoyed this video?
download
"No Thanks. Please Close This Box!"