Mungesa e infrastrukturës, rrezikohen 50 mijë banorë në Tetovë (VIDEO

Published on 10-06-2017

Banorët e fshatit Poroj jetojnë poshtë zonës e cila është shpallur si vendi eroziv më i rrezikshëm në Evropë, alarmojnë ekspertët. Inxhinieri Shefki Aliti, në vitin 1968 ka qenë pjesë e stafit që ka ndërtuar digat në lumen e fshatit Poroj dhe lumin Shkumbin dhe është njohës i mirë i shkaqeve të vërshimeve që në vazhdimësi godasin fshatin Poroj me rrethinë. Aliti shpjegon se mbi fshatin Poroj, gjegjësisht në fshatin Gjermë ndodhet lokaliteti “Uji i shpejtë” që goditet në tre anë nga reshje të shiut të cilat shkojnë deri në 120 dhe 150 litra ujë për metër kub në 24 orë. Këto reshje thotë ai kanë shkaktuar miliona metër kub tokë erozive.

“Dhe kur ndonjëherë e kap këtë teren të Bërza Vodës, atëherë bëhet rrëshqitja e tokës dhe formohet tokë erosive. Aty janë formuar me miliona kubik tokë eruzive në fshatin Gjermë, faktikisht mbi Poroj dhe është një rrezik shumë I madh saqëështë shpallë vendi më i rrezikshëm eroziv në Evropë”, thotë  inxhinieri Shefki Aliti.

Aliti thotë se nga kjo tokë erozive rrezikohen 50 mijë banorë të Tetovës dhe në rast se rrëshqet toka, atëherë fshatra të tërë do të mbulohen. Për këtë problem siç shpjegon ai është interesuar edhe Zvicra, por neglizhenca e institucioneve vendore ka lënë situatën pa zgjidhje.

“Në vitin 2002 Federata Zvicerane ndau 13 milion franga zvicerane, për hulumtime, projektime të këtij tereni për ti menjanuar këto rreziqe. Rreziqet janë aq të mëdha saqë me u shkep ajo tokë erosive, poshtë nuk do të ekzistojnë fshatrat Poroj, Xhepçisht, Pallatic, Trebosh dhe Zhelinë. Është një rezikshmëri e madhe saqë edhe një pjesë të Tetovës e kapën ose afër 50 mijë banorë të kësaj ane janë në rrezik të hatashëm. Veçanërisht janë fusha e Pollogut bile edhe autostrada”, theksoi Aliti.

Pastrimi i lumit në fshatin Poroj sipas inzhinjerit Shefki Aliti nuk është zgjidhje. Ai thotë se intevrneimi duhet bërë në fshatin Gjermë dhe për këtë duhet kyçur ekspert të fushës, ndërsa investimi kap vlerën deri në 200 milion euro. Andaj ai thotë se me këtë projekt duhet të merret edhe Komuna edhe Qeveria. “Problemi qëndron edhe sot e kësaj dite dhe problem nuk vendoset në atë mënyrë, siqë e pamë që e vizituan sot Porojin, duhet të vizitohet lartë ku është vendi eroziv dhe të shihet çfarë rëzikshmërie ka, por këtë mund ta shohin vetëm ekspert të fakultetit të ndërtimtarisë të Tetovës dhe fakultetit të ndërtimtarisë në Shkup”, sqaron inxhinieri Aliti.

Inxhinieri Shefki Aliti, është shprehur i gatshëm që vullnetarisht dhe pa asnjë kompensim të kontribuojë në zgjidhjen e problemit, pasi falë angazhimit para 40 viteve ai njeh nga së afërmi problemin në fjalë. Arben Zeqiri /SHENJA/


Mungesa e infrastrukturës, rrezikohen 50 mijë… by tvshenjaofficial

Enjoyed this video?
vershimet-1
"No Thanks. Please Close This Box!"