Mungesa e ujit, banorët e Grushinës rrezikohen nga epidemitë

Published on 15-07-2017

Banorët e Grushinës në komunën e Haraçinës në temperatura tropikale janë duke u përballur me mungesën e ujit të pijshëm. Uji që rrjedh nga çezmat është i ndotur dhe të njëjtin nuk mund ta shfrytëzojnë as për nevojat më elementare. Rezervuari nga i cili bëhet furnizimi i banorëve me ujë nuk është i izoluar dhe është tejet i vjetruar. Banorët e Grushinës ankohen se komuna asnjëherë nuk është interesuar për ta edhe pse disa herë kanë kërkuar ndihmë.

Shumë sëmundje paraqiten një ndër ta është edhe turalemia , për tre vjet nga Tularemia janë sëmurë 70 pacient janë shtritë në spital nga uji këtu është ajri I pastër nuk ka ndonjë fabrikë apo ndotës tjetër vetëm nga uji pasi që nuk ka filtër për ujin por komuna 17 vite nuk është interesuar për ujin se si e kemi- ankohet një banor.

Tre vjet e fundit kemi pasur shumë raste këtu siç është Tularemia dhe mjeket e kanë konstatuar se kjo vejnë nga uji i ndotur tash kishin edhe 25 rast të tjera por çdo familje thuaj se e ka përfshirë sëmundja e Tularemia dhe nga kjo sëmundje grati mbi 50 % kanë qenë edhe të operuar dhe për zgjidhje nuk e dimë pasi që nuk na ndihmon as komuna dhe as shteti . Ju e shihni se afër burimit është edhe shkolla afër edhe nxënësit detyrohen të pin ujë të ndotur- ankohet një banor tjetër.
Përgjegjësi i ujësjellësit të fshatit thotë se edhe pse banorët janë të vetëdijshëm për papastërtinë e ujit, shpesherë e përdorin atë dhe përfundojnë nëpër spitale.

Ujë nuk kemi këtë uji çka e kemi nuk është për pije e kanë shikuar nuk është për pijë por nga zori e pimë pasi që nuk është për pije por ujë nuk kemi. Këtë vit dimrit 13 persona i kemi pasur në spital me sëmundje të ujit nga sëmundjet e ujit komuna nuk ka marr asgjë hap– tha Musafer BIslimi- përgjegjës I ujësjellësit në Grushinë.
Rezervuari nga i cili furnizohen me ujë banorët Grushinës është ndërtuar në vitin 2002 me ndihmën e UNHCR-së, ndërsa i njëjti është dashur të shfrytëzohet vetëm një vit. Senat Zylbehari

Enjoyed this video?
uje
"No Thanks. Please Close This Box!"