Ndryshon agjenda e Hojt Ji, sot do të zbresë në Shkup

Published on 30-04-2017

Zёvendёs/ndihmës sekretari i shtetit pёr Evropё dhe Euro-Azi Hojt Brajan Ji sot do të zbresë në Shkup. Edhe pse vizita e tij ishte paralajmëruar për ditën e hënë, diplomati amerikan ka vendosur të ndryshojë agjendën dhe madje ka pasuruar listën e takimeve, transmeton Gazeta Express.

Presidenti Gjorge Ivanov i cili më herët kishte thënë se nuk kishte kohë për të takuar zyrtarin e lartë amerikan, por si duket ka gjetur kohë pasi tashmë edhe ai është shtuar në agjendën e Ji. Gjithashtu siç njoftojnë nga ambasada e SHBA-së në Shkup Ji do të zhvillojë takime edhe me kryetarin e parlamentit Talat Xhaferi si dhe liderët e të gjitha partive politike parlamentare respektivisht, Gruevskin, Zaevin, Ahmetin, Kasamin, Memedin dhe Thaçin, transmeton Alsat M. Në fokus të vizitës së diplomatit amerikan e cila vjen vetëm pak ditë pas ngjarjeve të dhunshme në kuvend do të jenë bisedimet për formimin e qeverisë, marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe integrimet euro-atlantike./Gazeta Express/

Enjoyed this video?
hojt1-480x360_1493540370-171527
"No Thanks. Please Close This Box!"