Në Koçan mbahet manifestimi Ditët e orizit

Published on 01-10-2017

Në sipërfaqet bujqësore të Institutit për oriz në Koçan, sot në mënyrë simbolike është shënuar korrja e sivjetshme e orizit, në prani të ministrit për bujqësi, pylltari dhe ujëra, Ljupço Nikollovski, si dhe mysafirëve nga më shumë vende evropiane.

“Rritja e subvencioneve në 18 mijë denarë për një hektar sipëfaqe të mbjellë me oriz, gjegjësisht 18 mijë denarë shtesë në subvencionet ekzistuese për një hektar, është masë të cilën do ta zbatojë Qeveria”, tha ministri Nikollovski.

Kryetari i komunës së Koçanit, Ratko Dimitrovski theksoi se ky manifestim ndërkombëtar është mundësi e mirë që të zhvillohet edhe gjatë viteve të ardhshme me përmbajtje të reja, të ndihmuar nga Qeveria.

Manifestimin Ditët e orizit të Koçanit e kanë ndjekur delegacione nga më shumë vende evropiane.

Enjoyed this video?
oriz-780x439
"No Thanks. Please Close This Box!"