Në Maqedoni evidentohet mungesa e vaksinave kundër meningjitit

Published on 09-06-2017

Nova TV shkruan se në Maqedoni nuk ka vaksina kundër meningjitit. Mungesa evidentohet edhe te qendrat e shëndetit publik, të cilat e kanë të obligueshme që të pranojnë pacientët që duhet patjetër t’i marrin pasi që udhëtojnë për në vendet afrikane, ose në vendet ku ka rrezik nga meningjiti.

Qendra e shëndetit publik në Shkup ka konfirmuar se tash e disa muaj nuk ka vaksina kundër meningjitit, kurse ato që i kanë, tashmë nuk kanë afat përdorimi, ndërkaq të reja nuk janë blerë pasi që tenderi është ende aktiv.

Enjoyed this video?
Vaksina-780x439
"No Thanks. Please Close This Box!"