Në Shkup mbahet “Urban Fest”, festivali i statujave të gjalla

Published on 05-05-2017

Në Shkup mbahet Urban Fest

Artistët që performojnë në festival vijnë nga Gjermania, Portugalia, Holanda, BeH dhe nga Serbia. Në kuadër të festivalit për statuja të gjalla mbahen disa shfaqje në tre rrugë.

Në qendër të Shkupit në sheshin “Skuer Jadran” sot mbahet “Urban Fest”, festivali ndërkombëtar i statujave të gjalla dhe arteve tjera të rrugës, në të cilin performojnë interpretues të njohur botërorë nga fusha e “statujave të gjalla” dhe artistë të grafikave 3D, raporton Anadolu Agency (AA).

Festivali mbahet në organizim të “TEATROSK”, produksion teatror i cili interpreton teatër rrugor, promovime në rrugë dhe ngjarje me karakter të ngjashëm.

Organizatorët paralajmëruan se mysafirë do të jenë interpretues të njohur nga fusha e “statujave të gjalla” dhe artistë të grafikave 3D.

Artistët që performojnë në festival vijnë nga Gjermania, Portugalia, Holanda, Bosnjë e Hercegovina dhe nga Serbia. Në kuadër të festivalit për statuja të gjalla mbahen disa shfaqje në tre rrugë ndërsa gjithashtu edhe pjesë muzikore në vet programin, në të cilin do të marrin pjesë dixhej nga Shkupi kurse në fund të festivalit, gjegjësisht sonte do të performojë grupi Foltin.

Festivali “Urban Fest” financiarisht është i mbështetur nga Komuna Qendër e Shkupit. Kryetar i kësaj komune, Andrej Zhernovski, theksoi se bëhet fjalë për një ngjarje serioze në të cilën Shkupi do të ketë mundësi të shohë artistë me famë botërore.

“Kur ne shkojmë në metropole botërore dhe evropiane shohim statuja të gjalla, por ato nuk i ka Shkupi. Për këtë arsye, ne duhet të jemi pjesë e asaj skene rrugore. Kjo duhet të jetë një fillim”, u shpreh Zhernovski.

Ndryshe, paratë që do t’i mblidhen nga qytetarët e Shkupit, artistët kanë vendosur që t’i japin donacion për qëllime humanitare, përkatësisht për personat e prekur nga kanceri i stomakut.

Enjoyed this video?
Në Shkup mbahet Urban Fest
"No Thanks. Please Close This Box!"