Në Shkup organizohet debat për çështje evropiane

Published on 23-05-2017

Shoqata e të Rinjve Europian Federalistë-Maqedoni (XHEF Maqedoni), në bashkëpunim me Fondacionin Friedrich Ebert – zyra në Shkup, organizojnë debatin festiv ku do të festohet edhe përvjetori i XHEF Maqedoni.

 

Gjatë këtij viti, XHEF Maqedoni organizoi një seri debatesh, të ashtuquajtura “Europe Talks”. Ky debat është vazhdimësi e të kaluarave, me titull „Hyrja në Parlament, dalja nga kriza, antarësimi në BE“.

Aktiviteti mbahet sot në Shkup, me fillim në ora 14:00.

Në këtë temë do të diskutojnë: Christine Althauser, Ambasadore-Republika e Gjermanisë, Besa Arifi, Profesoreshë – Universiteti i Europës Juglindore, Dona Kosturanova, Drejtoreshë – Forumi për Edukim Rinor, Svetlana Siljanoska, Sekretar Gjeneral – Xhef Maqedoni, Tanja Afner Ademi, Ekspert për zhvillim të shoqërisë, Blazhen Maleski, Kryetar – Këshilli Nacional për të Rinj në Maqedoni, Bojan Mariçiq, Drejtor – Eurotink: Qendra për strategji europiane, Nano Ruzhin, Ish-Ambasador i Maqedonisë në NATO, Rektor në Universitetin FON, si edhe Nikolla Dimitrov, Ish-zëvendës Ministër për Punë të Jashtme dhe Ambasador i Maqedonisë në SHBA dhe Holandë.

Enjoyed this video?
Diskutim-1-780x439
"No Thanks. Please Close This Box!"