Në vend të LR-së, pjesë e qeverisë PDSH-ja e vërtetë?!

Published on 14-07-2017

Nëse i dëgjon përfaqësuesit e partive që e përbëjnë koalicionin qeverisës, ke përshtypjen se bëhet fjalë për tri qeveri të vendeve të ndryshme. Pra ke përshtypjen se kryeministri i Maqedonisë dhe kryetar i LSDM’së, Zoran Zaevi është duke ndërtuar shtet qytetar, drejtuesi i BDI’së – si ‘leninistë’ i devotshëm që deri dje shqiptarinë e çonte drejtë ‘parajsës’ komuniste me kryeqendër Moskën – vazhdon të na çojë rrugës së pafundme drejtë Brukselit, drejtë kryeqendrës së ‘begative’ Perëndimore./Almakos/.

E sa i përket ‘Aleancës për Shqiptaret’, tani për tani, ajo merret me vetveten dhe me orvatjet e Ziadin Selës që, jo vetëm ta përvetësoj emrin e saj, por edhe ta bind popullin se ‘Aleancë opozitare’ është çdo bashkim, i përbërë nga ambiciet politike të drejtuesve të LR-PDSH’ja dhe të cilitdo grup njerëzish, që mund ta ‘vjedhin’ vulën, apo emrin e ndonjë partie?!

Jo vetëm tani, por edhe më parë, pjesa më e zëshme e ‘Aleancës për Shqiptarët’ ishte dhe mbeti LR-PDSH’ja. Edhe si pjesë e qeverisë, drejtuesit e LR’së së Selës – ashtu siç u ka hije trashëgimtarëve më besnik të mendësisë politike të kryetarit të tyre të deridjeshëm, Thaçit – rrinë në qeveri, por duke mos heqë dorë nga radikalizmit verbal, me çka arrijnë efekt të dyfishtë: edhe e shantazhojnë partnerin maqedonas edhe te shqiptarët e ruajnë namin e ‘patriotëve’ të paluhatshëm.

Kështu që këto ditë, Ziadin Sela e ka ‘tronditur’ Maqedoninë me deklarata për planin e tij ‘B’, nëse nuk ‘zyrtarizohet’ gjuha shqipe, planë ky, që sipas tij, nuk përjashton as formimin e institucioneve paralele shqiptare! Planë ‘B’ të LR-PDSH’së, për të cilin, cinikët thonë se nuk është asgjë më shumë sesa shantazhi i radhës i Selës ndaj Zaevit, për të përfituar edhe ndonjë drejtori më shumë.

E në ndërkohë, nuk mungojnë as ata që thonë se, deri sa Sela merret me planin e tij ‘B’, Ali Ahmeti i mbetet besnik planit të tij të deritanishëm – përçaj të tjerët, që të mund të mbetesh vasal i vetëm i sunduesve maqedonas! Sipas njohësve të bllokut politik shqiptarë, i lodhur nga shantazhet e Ziadin Selës, për të marrë sa më shumë poste, drejtuesi i BDI-’së është duke ia bërë ‘gropën’ LR-PDSH’së dhe është duke punuar që PDSH’ja e vërtet të bëhet pjesë e qeverisë së Zaevit . Posaçërisht tani kur ‘Aleanca për Shqiptarët’ po shpartallohet dhe kur dihet se Vesel Memedi, së bashku me vulat e RDK’së, ishte dhe do mbetet në duart e ‘kryeplakut’.

Si do që të jetë, mbetet e vërteta se Zoran Zaevi varet plotësisht nga vullneti i faktori politikë shqiptarë. Njësoj siç mbetet e vërteta se BDI-ja dhe LR-PDSH’ja e dinë këtë dhe jo se ato nuk e kushtëzojnë Kryeministrin e Maqedonisë, por siç duket, vetëm për poste ministrore dhe drejtori, e jo edhe për realizimin e kërkesave shqiptare. Ndoshta prandaj, ndaj kërkesave shqiptare, Zaevi ka filluar të sillet si gjithë sunduesit e deritanishëm maqedonas: në stilin ‘mallo morgen’ , e që ‘përkthyer’ shqip i vjen – ‘Pritë gomar, deri sa të mbijë barë!’ /ALMAKOS/.

Enjoyed this video?
Partite-Kalicionet-620x330
"No Thanks. Please Close This Box!"