Në zgjedhejet lokale 30 mijë votues më tepër se në zgjedhjet parlamentare

Published on 21-02-2017

zgjedhjet

Në zgjedhjet e rregullta lokale që duhet të mbahen në muajin maj, numri i votuesve do të jetë më i madh për 30 mijë, kjo për shkak se në Listën zgjedhore do të kthehen rreth 30 mijë votuesit e dyshimtë që u fshinë para fillimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

KSHZ-ja e përpunon Listën zgjedhore në bazë ditore, nëse ka kërkesa individuale të qytetarëve, si edhe në mënyrë kuartale, sipas ndryshimeve që i evidentojnë institucionet.

Ndërkaq, zgjedhjet lokale duhet të shpallen që të mbahen. Nëse ndodhë të mos shpallen sipas afateve ligjore, atëherë bëhet e pasigurtë funksionimi kryetarëve të komunave dhe këshillave, pasi që Ligji për vetëqeverisje lokale nuk parasheh vazhdim të mandatit të tyre.

Enjoyed this video?
zgjedhjet
"No Thanks. Please Close This Box!"