Negociatat amerikane për emërimin e kolonel Dritan Demirajt dhe një profil i panjohur për ministrin e ri të Brendshëm “teknik”

Published on 22-05-2017

Negociatat amerikane për emërimin e kolonel Dritan Demirajt dhe një profil i panjohur për ministrin e ri të Brendshëm “teknik”

Dhe koloneli i cili njihet si një nga ushtarakët më të përgatitur shqiptarë, kryesisht për trupat speciale, a është një zgjidhje eksperti apo politike e Partisë Demokratike?

Prej shkurtit të këtij viti, Dritan Demiraj, i cili në të kaluarën e tij nuk ka pasur një aktivizim politik, ishte kthyer në përprahës i hapur i Partisë Demokratike. Në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku duhet thënë se ka një numër të madh fansash, më shumë se 100 mijë sosh, kolonel Demiraj reklamon shkrimtet e tij në gazetën e PD-së, RD dhe qëndrimet e ashpra kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Por në këtë aktivitet, ndryshe nga ministrant e tjerë “teknikë” që kanë dalë nga “ofiçina” e qeverisë së Sali Berishës dhe e selisë blu, Kolonel Demiraj ka një ndërprerje të fjalorit të ashpër, kryesisht nga muaji prill.

Në lajmet fillestare që vinin nga selia blu gjatë këtyre ditëve, ministri teknik i Brendshëm konturohej si një oficer policie i cili do t’i përkiste “gardës së kolonelëve” që kanë qenë eprorë të lartë gjatë qeverisjes së Sali Berishës.

Por papritur, pas një testimi në opinion ku pati një lloj pakënaqësie të gjerë për këtë skemë, Basha lëvizi një gur duke thirrur ushtarakun e lartë që ishte përballur me Mimi Kodhelin për ta sjellë në krye të Ministrisë së Brendshme, duke tentuar që të ketë një njeri politik pranë Partisë Demokratike në krye të këtij dikasteri të rëndësishëm.

Dritan Demiraj që ka gradën “kolonel i ushtrisë”, e ka gjoksin të mbushur me medalje vlerësimi dhe i fundit ishte “Nderi i Kombit”dhënë nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani.

I diplomuar për ushtarak i lartë dhe si specialist sporti nga Universiteti i Forcave të Amratosura dhe ai i Fiskulturës, kolonel Demiraj është gjithashtu kampioni shqiptar i arteve marciale.

I trajnuar në shumë e shumë institucione si ushtarak dhe drejtues forcash speciale për drejtim dhe operim në kushtet e rënda të mbijetesës, Demiraj arriti që të jetë për një kohë të gjatë si drejtues i trupave paqeruajtësve shqiptare në Irak dhe Afganistan, si dhe drejtues i BOS, apo Brigatës së Operacioneve Speciale të ushtrisë.

Përveç operimit të tij të suksesshëm ushtarak, kolonel Demiraj ka shkruar një mori librash kryesisht në fushën e strategjisë ushtarake por edhe të literaturës së arteve marciale, ku është një nga ekspertët më të mirë shqiptarë i njohur nga të gjitha strukturat ndërkombëtare të kësja fushe.

Ndërkaq, së fundmi Demiraj ka shkruar edhe një libër mbi operimin e ISIS, duke qenë se ka arritur të njohë veprimin e organizatës terroriste në terren.

Ka shumë gjasa që pikërisht këto njohuri të tij të jenë edhe pjesë e operimit në Ministrinë e Brendshme, megjithëse në një kohë të shkurtër, prej 3 muajsh kur dhe pritet që të instalohet qeveria e re e pas zgjedhjeve të 25 qershorit, pra në muajin shtator.

Gjithsesi, sipas gjasave kjo periudhë do të jetë test i një bashkëqeverisjeje mes ekspertësh që në të kaluarën kanë akuzuar Edi Ramën se po shkel mbi profesionistët.

Ata për më shumë se tre muaj do të punojnë bashkë, duke e patur mbi krye të “gjatin e urryer” . Ndoshta kështu instalohet një kulturë e re politike, edhe për pas 25 qershorit. /tesheshi.com/

Enjoyed this video?
Negociatat amerikane për emërimin e kolonel Dritan Demirajt dhe një profil i panjohur për ministrin e ri të Brendshëm “teknik”
"No Thanks. Please Close This Box!"