Nënshkruhet koalicioni parazgjedhor LDK-AKR

Published on 16-05-2017

Kryeministri Isa Mustafa ka folur për koalicionin në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës Kosova e Re. Thotë se ky koalicion do të fitojë zgjedhjet.

Këto komente Mustafa i ka bërë pak minuta pas nënshkrimit të koalicionit me AKR’në.

“Marrëveshja përmban përcaktimin tonë të përbashkët. Do të punojmë bashkërisht në fushat themelor për zhvillimin e vendit  – veçmas në fushën e zhvillimit ekonomik, të forcimit të shtetit ligjor dhe në fushën e integrimeve euroatlantike. Me AKR do të arrijmë fitore”, tha Mustafa.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re kanë bashkuar forcat për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 11 qershor.

Në mbrëmjen e së martës, në rezidencën e Behgjet Pacollit, LDK dhe AKR kanë arritur marrëveshje për koalicion parazgjedhor.

LDK ka lidhur koalicion gjatë ditës edhe me partinë Alternativa, që udhëhiqet nga Mimoza Kusari-Lila, dhe me Lëvizjen për Drejtësi.

Kësisoj, Pacolli dhe Kusari ribashkohen në një listë, pas largimit të kësaj të fundit nga AKR’ja e Pacollit, ku ishte nënkryetare.

Afati për deklarimin e koalicioneve në Komision Qendror të Zgjedhjeve përfundon në mesnatë.

Vendi më 11 qershor shkon në zgjedhje, pasi Qeveria, e udhëhequr nga Isa Mustafa, u rrëzua përmes një mocioni të inicuar nga Nisma.

Flet Behgjet Pacolli: Ja pse zgjodha LDK-në për koalicion

Tashmë zyrtarisht AKR dhe LDK kanë nënshkruar koalicion parazgjedhor.

Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli ka treguar arsyet pse ka zgjedhur pikërisht LDK-në për koalicion, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se me LDK-në ka mendime të njëjta dhe se ata gjithmonë kanë menduar se gjërat zgjidhen me punë dhe jo me dhunë.

“I ftoj gjithë qytetarët që të dalin masovikisht në zgjedhje sepse tashmë ka ardhur koha e ndryshimit”, ka thënë Pacolli.

Nënshkruhet koalicioni parazgjedhor LDK-AKR

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Alenca Kosova e Re edhe zyrtarisht kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor.

Marrëveshja është nënshkruar pak minuta më parë në rezidencën e Pacollit.

Të pranishëm gjatë nënshkrimit të marrëveshjes kanë qenë kreu i LDK-së Isa Mustafa, Behgjet Pacolli dhe Rrahim Pacolli nga AKR.

Media edhe gjatë ditës ka raportuar se LDK e AKR do të nënshkruajnë sot marrëveshje për koalicion parazgjedhor dhe se zyrtarizmi është çështje oresh.

Enjoyed this video?
ldk-akr
"No Thanks. Please Close This Box!"