Nesër regjim i posaçëm në komunikacion në rrugët afër stadiumit “Telekom Arena”

Published on 10-06-2017

SPB Shkup nesër prej orës 15:00 do të zbatojë regjim të posaçm në komunikacion për makina dhe këmbësor në pjesët e kryeqytetit që janë afër stadiumit, për shkak të ndeshjes së futbollit mes Maqedonisë dhe Spanjës.

“Do të kufizohet lëvizja e makinave në disa rrugë që çojnë në stadiumin e futbollit”, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.

Kufizimet nuk do të vlejnë vetëm për makinat që kanë akreditim për lëvizje në pjesët e qytetit afër stadiumit dhe për hyrje në stadium, ndërsa për këmbësorët nuk do të vlejë vetëm për ata që kanë bileta për të parë ndeshjen.

Enjoyed this video?
Stadiumi-Telekom-Arena-780x439
"No Thanks. Please Close This Box!"