New York Time shkruan për dua Lipën: Këngëtarja e hiteve botërore

Published on 01-06-2017

Gazeta prestigjioze amerikane “New York Times” ia ka kushtuar një artikull të veçantë këngëtares me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, e cila po tregon sukses të jashtëzakonshëm në industrinë muzikore.

“Jam në qiellin e nëntë”, ka thënë Dua Lipa në fillim të bashkëbisedimit me gazetarin e “New York Times”. “Po përjetoj kohën më të mirë”.

‘NYT’ shkruan për këngët e fundit të Duas, veçanërisht për hitin “Scared to Be Lonely”, të cilën e performoi në emisionin e famshëm amerikan “The Tonight Show”.

“Performanca në emision ishte veç një hap i mirë në karrierën e Lipas, 21-vjeçare, e cila të premten publikon albumin debutues ‘Dua Lipa’. Ajo ka siguruar miliona dëgjime për këngët e saj ‘Hotter Than Hell’, ‘Blow Your Mind’ dhe ‘Be the One’, ndërsa kënga ‘Scared to Be Lonley’ ia ka siguruar më shumë se 250 milionë transmetime”, shkruan New York Times.

“Zonjusha Lipa ka zë, është kantautore dhe performuese e cila është rritur me hite. Idolët e saj janë Pink dhe Nelly Furtado së bashku me Kendrick Lamapar dhe J.Cole. Muzikën e saj ajo shpesh e quan ‘pop i errët’”, shkruan veç të tjerash NYT.

Enjoyed this video?
auto_auto_01DUALIPA-superJumbo-v214963012261496304488
"No Thanks. Please Close This Box!"